58 protestuesit e arrestuar gjatë protestave në Tiranë do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihen me masat e sigurisë të caktuara ndaj tyre.
Seancat gjyqësore pritet të nisin në orën 11:00. Gjatë shqyrtimit, gjykata do të vlerësojë pozitat e secilit prej të arrestuarve dhe do të vendosë për masën përkatëse të sigurisë.
Vendimet do të përcaktojnë nëse ndaj protestuesve do të caktohen masa sigurie më të lehta apo më të rënda, në varësi të rrethanave dhe vlerësimit të gjykatës për secilin rast.
Ndërkohë, sot shënohet dita e nëntë e protestës në kryeqytet. Pritet që protestuesit të mblidhen sërish, ndërsa mbetet për t’u parë nëse tubimi do të vijojë i qetë apo do të shoqërohet me tensione, trazira dhe përplasje me policinë.











