• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike, nisin nga nesër në mbështetje të studentëve

20 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikalistët kërkojnë ndalimin e dhunës ndaj protestuesve, hetim të pavarur për ngjarjet që prej 13 tetorit dhe plotësimin e kërkesave të studentëve. Pedagogët do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sindikatat e punonjësve të universiteteve kanë vendosur të bojkotojnë mësimdhënien në të gjitha universitetet publike në Shqipëri, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që prej ditësh protestojnë në vend.

Vendimi u mor njëzëri nga Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, më 20 tetor, në sheshin ku po protestojnë studentët dhe nxënësit.

Lexo edhe:

Policia shpërndan për herë të dytë protestuesit nga bulevardi, i ndjek me gaz lotsjellës

Shoqërohen dy të rinj te Rruga e Kavajës

Bojkoti do të nisë të mërkurën, më 21 tetor, dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Në njoftimin e saj, sindikata argumenton se protestat lidhen me kërkesat për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri për jetën dhe pronën, si dhe llogaridhënie. Sipas pedagogëve, përgjigjja ndaj këtyre kërkesave ka qenë heshtja dhe, që prej 13 tetorit, edhe përdorimi i dhunës.

“Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë”, thuhet në deklaratë.

SPUSH kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë, një hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës nga 13 tetori e në vijim, si dhe vënien para përgjegjësisë të personave që, sipas saj, kanë urdhëruar ose ushtruar dhunë.

Një tjetër kërkesë lidhet me trajtimin ligjor dhe dinjitoz të studentëve të shoqëruar nga policia, si dhe plotësimin e kërkesave të studentëve dhe nxënësve.

Sindikalistët u kanë bërë thirrje rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve publike të arsimit të lartë që të respektojnë vendimin dhe të mos marrin masa disiplinore ndaj pedagogëve dhe studentëve pjesëmarrës.

Përveç bojkotit të mësimit, sindikata ka njoftuar se pedagogët do të marrin pjesë aktivisht në protestë. Ata do të mblidhen çdo ditë, në orën 10:00, para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, për të vijuar mbështetjen ndaj studentëve.

SPUSH u kërkon gjithashtu pedagogëve të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me studentët, t’i ndihmojnë me materiale didaktike dhe nevoja të tjera, si dhe t’i informojnë se orët e humbura të mësimit do të kompensohen më vonë.

“Bojkoti nuk është braktisje e auditorit. Është mënyra jonë për të treguar se auditori, pa të drejta dhe pa dinjitet, humbet kuptimin e vet”, thekson sindikata, duke shtuar se pedagogët do të rikthehen në auditorë kur studentët të marrin përgjigjen që meritojnë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Policia shpërndan për herë të dytë protestuesit nga bulevardi, i ndjek me gaz lotsjellës

20 Tetor, 2026
Aktualitet

Shoqërohen dy të rinj te Rruga e Kavajës

20 Tetor, 2026
Aktualitet

Policia kundravjatje në drejtim të ‘Mine Pezës’, protestuesi hedh gurë drejt

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike, nisin nga nesër në mbështetje të studentëve

20 Tetor, 2026

Itali dhe Francë/ Mësuesit në krah të rinjve, dalin përballë policisë në mbrojtje të studentëve

20 Tetor, 2026

Policia shpërndan për herë të dytë protestuesit nga bulevardi, i ndjek me gaz lotsjellës

20 Tetor, 2026

Shoqërohen dy të rinj te Rruga e Kavajës

20 Tetor, 2026

Policia kundravjatje në drejtim të ‘Mine Pezës’, protestuesi hedh gurë drejt

20 Tetor, 2026

Përshkallëzimi i protestës te sheshi Skëndërbej, një person pa ndjenja

20 Tetor, 2026

Edukatorja keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar në një kopsht në Fier, nëna e tij e rreh

20 Tetor, 2026

Aksident në autostradën e Fierit, përplasen një betoniere dhe kamioni

20 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.