Vijojnë tensionet në protestën studentore të kësaj të shtune.
Pas përplasjeve te Ministria e Arsimit me policinë, turma e të rinjve u nis për te Kryeministrisa.
Rrugës ata u ndoqën nga efektivë të policisë, një pjesë të forcave speciale të maskuara ishin edhe në tarracën e Ministrisë së Brendshme, të cilët shënjestruan drejt turmës me bombolat e gazit lotsjellës.











