Pamje të rënda janë publikuar nga protesta te Rruga e Durrësit. Pas denoncimeve dhe raportimeve se policia ka qëlluar drejt protestuese me plumba gome, një prej të rinjve ka treguar edhe vendin ku ai është plagosur.
Siç shihet edhe në pamje, i riu është qëlluar me plumb gome në zonën e qafës, ndërsa një tjetër raportohet se është plagosur në sy.
Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre gjatë përballjes me forcat e rendit, ndërsa tensionet vijnë pas disa ditësh protestash të shoqëruara me përplasje dhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga Policia











