Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar në përplasje të dhunshme në Peqin, ku një 62-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë me kosore fqinjin e tij 52-vjeçar.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar në fshatin Kodras, ku shtetasit I. H., dyshohet se ka sulmuar me kosore fqinjin e tij, A. D., 52 vjeç, pas një konflikti për pronësinë, duke e lënë të plagosur.
I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndaj 62-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.











