• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Mercenarë serbë, një vajzë merret me forcë…”/ Policia sqaron: E pavërtetë, po nxisin konflikt nga ndjenjat nacionaliste!

16 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kanë dalë me sqarime zyrtare lidhur me rastet e denoncuara mbrëmjen e djeshme (15 tetor) gjatë protestës së studentëve. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Konkretisht në rrjete u pretendua se mercenarë serbë janë angazhuar për të arrestuar dhe dhunuar protestuesit në Tiranë. Policia e Shtetit rrëzon poshtë pretendimet për angazhimin e mercenarëve nga Serbia në protestë, për të kryer arrestime e dhunime në masë ndaj protestuesve. 

Në njoftimin zyrtar Policia i cilëson këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se synojnë të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Lexo edhe:

Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

Mister në Itali! 34-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të rrugës, ka dëmtime në fytyrë

Aludime pati edhe se policia serbe dhe persona të pa identifikuar po rrëmbenin vajza, duke publikuar video.

Lidhur me këtë rast, Policia sqaron se personi i shoqëruar është mashkull dhe jo femër dhe shoqërimi është kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, në kuadër të veprimeve të ndërmarra për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimet e kundërligjshme gjatë protestës

Reagimi i policisë:

Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.

Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

 Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë.

Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se disa civilë kanë shoqëruar me forcë një shtetase, Policia e Tiranës sqaron se personi i shoqëruar është mashkull dhe jo femër.

Shoqërimi është kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, në kuadër të veprimeve të ndërmarra për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimet e kundërligjshme gjatë protestës, pasi dyshohet se ky shtetas drejtonte tubuesit dhe gjuante me zare metalikë punonjësit e Policisë dhe institucionet.

Gjithashtu, në lidhje me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale se punonjësit e Policisë kanë përdorur kavo metalike, Policia e Tiranës bën me dije se kavot e publikuara në media u janë kapur paraditen e datës 15.10.2026 katër të rinjve të maskuar, të cilët po shkonin në protestë për të goditur protestuesit. Policia e Tiranës nuk përdor të tilla mjete, pasi llojet e mjeteve që përdor janë të standardizuara me ligj dhe procedura standarde.

Ndërkohë, sqarojmë se një grup protestuesish të maskuar, në orët e mbrëmjes së datës 15.10.2026, kanë shkuar në Qendrën Studentore dhe kanë thyer xhamat dhe dyert e godinave të Qendrës Studentore në Qytet Studenti. Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht, sqarojmë opinionin publik se asnjë punonjës policie nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë urdhër për ushtrimin e dhunës ndaj personave të shoqëruar.

Policia e Tiranës shpreh keqardhjen për përhapjen e këtyre lajmeve dashakeqe, me qëllim krijimin e një klime konfliktuale mes Policisë dhe protestuesve. Policia e Tiranës respekton dhe garanton të drejtën për të protestuar paqësisht dhe u bën apel pjesëmarrësve në tubime të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar, të cilët po sulmojnë punonjësit e Policisë, institucionet shtetërore dhe pronën publike e private.

Gjatë tubimit të datës 15.10.2026, si pasojë e dhunës, janë dëmtuar 22 punonjës policie. Gjithashtu, janë dëmtuar institucione, objekte private dhe bankare, si dhe është dëmtuar sinjalistika rrugore.

Policia e Tiranës po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë kryer akte dhune.

Nga Kategoria

Aktualitet

Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

16 Tetor, 2026
Kryesore

Mister në Itali! 34-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të rrugës, ka dëmtime në fytyrë

16 Tetor, 2026
Aktualitet

Protestat në Tiranë, sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike me vlerë 40 mijë euro, në pranga 24-vjeçari

16 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Mercenarë serbë, një vajzë merret me forcë…”/ Policia sqaron: E pavërtetë, po nxisin konflikt nga ndjenjat nacionaliste!

16 Tetor, 2026

Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

16 Tetor, 2026

Mister në Itali! 34-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të rrugës, ka dëmtime në fytyrë

16 Tetor, 2026

Protestat në Tiranë, sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike me vlerë 40 mijë euro, në pranga 24-vjeçari

16 Tetor, 2026

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, zyrtarisht nën hetim nga SPAK! (Korrupsion dhe pastrim parash)

16 Tetor, 2026

Flet nëna e Klevi Metaj: Po ecte në trotuar, polici e qëlloi dhe e ofendoi!

16 Tetor, 2026

Dhunoi dhe tentoi të godiste bashkëjetuesen me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

16 Tetor, 2026

Shiste heroinë e kokainë pranë shkollave, pranga 31-vjeçarit në Lushnje! I sekuestrohet ‘Audi SQ8’ me vlerë 50 mijë euro

16 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.