Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar për revoltën studentore në Tiranë që është shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta, për të dytën ditë radhazi.
Ambasada nënvizon rëndësinë e të drejtës për të protestuar, ndërsa thekson se kjo nuk legjitimon përdorimin e dhunës.
“Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.
Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve”,- thuhet në reagim.











