Aktori Mehdi Malkaj i ftuar në Euronews Albania ka folur lidhur mbi situatën shoqërore dhe politike në vend.
Malkaj u shpreh se në shoqëri nuk ka rëndësi kush je ose nëse je artist, pasi sipas tij rëndësi ka vetëm linja partiake.
Ai u ndal edhe te një incident i regjistruar ndaj tij kur po merrte pjesë në protestë.
“Unë i kam thënë gjërat që dua unë, unë kam shumë gjëra nga mbrapa. Shiko, vjen tjetri me biçikletë të dhe qëllon me shpullë në kurriz. Mos shko më atje. Po mua.
Po këtë ai nuk e ka nga vetja. E ka nga udhëheqësit e tjerë, i vogël. Nuk do të di njeri çfarë je. Je artist apo s’je artist. Nuk do të di njeri fare. Vetëm ai mendon atë cila është partia? Çfarë i thotë partia, si i thotë partia? Të tjera, e tjera.
Të gjithë populli shqiptar është kështu. Shiko, ka një shtresë, ka një kategori njerëzish që janë gjyshërit. Gjyshërit u flasim për luftën fëmijëve, se çfarë lufte kanë bërë, se sa gjermanë kanë vrarë, sa i kapën robë.
Del gjyshi dhe i thotë mbesës, se këtë e kam konkrete në ashensor dhe i thotë që nderoje një çik gjyshin, kështu ajo me grusht. Po lëre o njeri atë vajzën të rritet vetë, të rritet në një komunitet tjetër. Domethënë gjyshërit, baballarët janë problem i madh se këta e shikon që bëhen të gjitha mbrapsh, prapë me atë”, tha ai.











