Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në zonën e Fratarit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit, si dhe për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se përplasja mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.











