Një denoncim rrëqethës dhe mjaft shqetësues ka mbërritur sërish në redaksinë e JOQ Albania nga një prind i alarmuar.
Pranë shkollës 9-vjeçare “Hasan Vogli” dhe kopshtit Nr. 1 në kryeqytet, janë parë disa gra të veshura me shami, të cilat lëvizin me një makinë me xhama të zinj dhe vëzhgojnë me imtësi çdo cep, dalje e rrugicë ku lëvizin fëmijët e vegjël.
Sipas dyshimeve të para dhe aludimeve të qytetarëve, bëhet fjalë për pjesëtare nga komuniteti i muxhahedinëve (MEK).
Siç e kemi raportuar edhe më parë në JOQ Albania, prania e personave të dyshimtë rreth ambienteve arsimore është kthyer në një makth të përditshëm për prindërit e kryeqytetit.
Por çfarë bën Policia e Shtetit përballë këtij alarmi publik?/JOQ











