Ditët e ngrohta dhe me diell duket se janë lënë pas.
Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesin e sotëm më 9 tetor, moti në vendin tonë është dominuar nga reshjet e dendura të shiut.
Reshjet e shiut të nisura në orët e para të mëngjesit kanë sjellë dhe problematikat e para në disa zona të Durrësit.
Situata më problematike paraqitet në lagjen nr. 1, në aksin që lidh shëtitoren Taulantia me zonën e Currilave.

Në këtë zonë ka prezencë të konsiderueshme uji në rrugë dhe mbi trotuare.
Problematika janë konstatuar edhe në disa kryqëzime pranë stadiumit, “Niko Dovana” në lagjen nr 18 ku grumbullimi i ujit vështirëson qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.












