Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë kryer një aksion në qytetin e Elbasanit teksa kanë arrestuar administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja.
Sipas raportimeve në media, SPAK po vijon hetimet për menaxhimin e mbetjeve nga kompania Eco-Elb sh.a, administratori i të cilit është Leli Kaja.











