Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar në natën e 19-të të protestës se protestuesit do ta kalojnë gjithë natën në shesh. Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët të bashkohen nesër në orën 08:00, para seancës së Kuvendit ku pritet të shqyrtohet ligji që mbron UÇK-në.
Ndryshimi i orës së protestës u bë pasi sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur për të hënën, seancë plenare në orën 9:00, ku pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Sonte qëndrojmë para dyerve të Kuvendit.
Pa dallime partiake. Bashkë për një kërkesë: VOTOJENI LIGJIN!
Nga ora 08:00 e mëngjesit, i bëjmë thirrje secilit qytetar të na bashkohet në sheshin Skënderbeu.
UÇK-ja është historia jonë. Identiteti ynë. Liria jonë.
NESËR, ORA 08:00 në mëngjes
TË GJITHË NË SHESHIN SKËNDERBEU
JO NË EMRIN TIM”, thuhet në njoftim.











