• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

“Der Standard”: Arrestohet për korrupsion kryebashkiaku i besuar i Ramës

11 Shkurt, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

“Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës i dyshuar për korrupsion”. Ky është titulli i gazetës së njohur gjermane “Der Standard” që i ka kushtruar vëmendje asaj që po ndodh në Tiranë. Në një shkrim të gazetarit Adelheid Wölfl theksohet se “i besuari i ngushtë i kryeministrit Edi Rama thuhet se ka përfituar nga fondet publike në kryeqytetin shqiptar përmes aktiviteteve të paligjshme”. Më poshtë shkrimi i plotë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ai është një figurë qendrore në Partinë Socialiste në pushtet të Edi Ramës në Shqipëri dhe një shoqërues prej kohësh i kreut të qeverisë. Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për Veliajn prej disa kohësh. Ajo supozon se ai ka marrë ryshfet dhe ka iniciuar pastrim parash.

Mësohet se të martën është lënë në arrest shtëpie edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Ndër të tjera ajo dyshohet se ka bërë deklarata të rreme për pasurinë e saj. Gjithashtu, janë duke u hetuar edhe pesë biznesmenë. SPAK supozon se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë zhvilluar një sistem për të përfituar nga fondet publike të qytetit të Tiranës nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme. Prokurori publik dyshon se Veliaj miratoi shpërndarjen e fondeve publike dhe lejet e ndërtimit për disa kompani të lidhura ngushtë me të.

Lexo edhe:

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin

Berisha dhe Veliaj bashkë kundër Ramës? Kreu i PD: Bashkëpunoj me këdo që kontribuon në largimin e tij nga pushteti

“Këto fonde publike përfunduan më pas në disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe persona fizikë të kontrolluar “de jure” dhe “de facto” nga gruaja e tij dhe persona të afërt me të, duke krijuar një rrjet transaksionesh të dyshimtë dhe të ndërlikuar”, – shpjegoi Spak. Tashmë edhe një deputete po hetohet për pengim të drejtësisë.

Gazetarja një “vrasëse me pagesë”

Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës që nga viti 2015. Ai është kritikuar edhe për sjelljen e tij ndaj mediave. Ai e quajti një gazetare “vrasëse me pagesë”. Kohët e fundit janë shtuar edhe akuzat për korrupsion. Disa zyrtarë të lartë, të gjithë të denoncuar pranë Veliajt, u përfshinë në një skandal për përvetësimin e fondeve të destinuara për impiantet e djegies së mbetjeve të qytetit. Qyteti pagoi shumë për objektet.

Një tjetër skandal përfshiu një kompani të quajtur 5D, e cila u themelua nga zyrtarë të lartë të bashkisë dhe fitoi disa tendera publikë. Prandaj Veliaj u mor në pyetje nga SPAK në prill të 2024-ës. Në Tiranë e thërrasin “Lali Eri” – në anglisht: “Big Brother Eri”. ©Der Standard

Nga Kategoria

Screenshot
Kryesore

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin

14 Nëntor, 2026
Kryesore

Berisha dhe Veliaj bashkë kundër Ramës? Kreu i PD: Bashkëpunoj me këdo që kontribuon në largimin e tij nga pushteti

14 Nëntor, 2026
Kryesore

“Me erdhi një vezë irlandeze…”, Rama tregon incidentin në Dublin: Polici e lidhi shqipen, ishte gjithë ai burrë

14 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin

14 Nëntor, 2026

Berisha dhe Veliaj bashkë kundër Ramës? Kreu i PD: Bashkëpunoj me këdo që kontribuon në largimin e tij nga pushteti

14 Nëntor, 2026

“Me erdhi një vezë irlandeze…”, Rama tregon incidentin në Dublin: Polici e lidhi shqipen, ishte gjithë ai burrë

14 Nëntor, 2026

“Unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askujt”/ Çështja e Ballukut, Rama: U ngrit një furtunë mediatike se e mbrojta unë

14 Nëntor, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

14 Nëntor, 2026

Rama: BE-ja më pranë se kurrë, në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë

14 Nëntor, 2026

“KE po harton Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, Rama në Asamblenë e PS: Ndodhemi në pikën më të lartë si shtet

14 Nëntor, 2026
Screenshot

Sulmuan me vezë makinën e kryeministrit Rama, policia shoqëron 12 aktivistë

14 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.