Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Korçës.
Një drejtues motomjeti ka humbur jetën, pasi është përplasur nga automjeti që drejtohej nga një punonjës policie i qarkullimit, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.
Viktima, drejtuesi i motomjetit, mësohet se ishte rreth 60 vjeç.
Punonjësi i policisë është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.











