Lituania ka ngritur alarmin pasi një dron luftarak ka shkelur hapësirën e saj ajrore. Shërbimi i menaxhimit të krizave i qeverisë lituaneze ka bërë me dije se droni erdhi nga Bjellorusia.
Pas hyrjes së dronit, rreth orës 9:40 të mëngjesit sipas orës lituaneze, autoritetet në Vilnius u bënë thirrje qytetarëve të Lituanisë lindore të gjejnë strehimoret më të afërta ajrore ku mund të ktheheshin në rast emergjence.
Aeroporti i Vilniusit gjithashtu pezulloi përkohësisht operacionet, ndërsa avionët e NATO-s u ngritën në qiell për të patrulluar vendin.











