• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA/ Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

9 Shkurt, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Miliarderi Elon Musk deklaroi se nuk është i interesuar të blejë TikTok-un, aplikacion të cilin Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ndalojnë për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare që lidhen me pronësinë kineze të ByteDance.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Deklaratat e Musk, të bëra në fund të janarit, u publikuan të shtunën nga The WELT Group, pjesë e kompanisë gjermane të mediave Axel Springer SE, e cila organizoi një samit ku shefi i Tesla-s u lidh me video-konferencë.

“Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok-un,” tha Musk, një javë pasi ish-presidenti Donald Trump u shpreh se do ta mbështeste një blerje të mundshme nga Musk, nëse ai do të dëshironte ta bënte një gjë të tillë.

Lexo edhe:

Ministrja e Jashtme e Suedisë: bllokimi i Hungarisë për huanë e Ukrainës nuk është “logjik”

Në kullat luksoze të “Rrugës së Miliarderëve” në NYC, paratë parkohen por apartamentet mbeten bosh

“Nuk kam asnjë plan se çfarë do të bëja nëse do ta zotëroja TikTok-un,” shtoi Musk, duke theksuar se nuk e përdor personalisht aplikacionin dhe nuk është i familjarizuar me formatin e tij.

“Unë nuk kam ndonjë dëshirë të madhe për ta blerë TikTok-un. Në përgjithësi nuk blej kompani, është diçka e rrallë për mua,” tha ai, duke kujtuar se blerja e rrjetit social Twitter, tashmë i quajtur X, ishte një përjashtim nga rregulli i tij i zakonshëm. “Zakonisht i ndërtoj kompanitë nga zeroja,” theksoi Musk.

Ndërkohë, ish-presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të shtyrë ndalimin e TikTok-ut në SHBA, i cili ishte planifikuar të hynte në fuqi më 19 janar. ByteDance ishte vënë përpara një afati për të shitur asetet amerikane të aplikacionit ose për të përballuar një ndalim total në SHBA, për shkak të shqetësimeve se qeveria kineze mund ta detyronte kompaninë të ndante të dhënat e përdoruesve amerikanë. TikTok i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

Apple dhe Google ende nuk e kanë rikthyer TikTok-un në ‘dyqanet’ e tyre të aplikacioneve në SHBA, pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri. Për të anashkaluar kufizimet, TikTok njoftoi të premten se përdoruesit amerikanë të Android mund ta shkarkojnë aplikacionin përmes paketave të instalimit nga faqja zyrtare e kompanisë.

Trump ka thënë se është në bisedime me disa investitorë për një blerje të mundshme të TikTok-ut dhe pritet të marrë një vendim këtë muaj për fatin e aplikacionit, i cili ka rreth 170 milionë përdorues në SHBA. Këtë javë, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një fondi sovran, i cili mund të përdoret për të blerë TikTok-un.

Nga ana e saj, ByteDance ka mohuar vazhdimisht çdo plan për të shitur TikTok-un.

Qasja e Trump ndaj TikTok-ut përfaqëson një ndryshim të qëndrimit nga mandati i tij i parë presidencial, kur ai kërkoi pa sukses ndalimin e aplikacionit, duke e akuzuar atë për ndarjen e të dhënave të amerikanëve me qeverinë kineze. Së fundmi, Trump ka deklaruar se ka një “vend të veçantë në zemër për TikTok-un”, duke e vlerësuar atë si një faktor që e ndihmoi të fitonte mbështetjen e votuesve të rinj në zgjedhjet e 2024-ës.

As ByteDance dhe as TikTok nuk kanë komentuar ende lidhur me këto zhvillime.

Tags: Elon muskshba

Nga Kategoria

Bota

Ministrja e Jashtme e Suedisë: bllokimi i Hungarisë për huanë e Ukrainës nuk është “logjik”

23 Shkurt, 2026
Bota

Në kullat luksoze të “Rrugës së Miliarderëve” në NYC, paratë parkohen por apartamentet mbeten bosh

23 Shkurt, 2026
Kurti: Do të mundohemi të emrojmë presidentin për të evituar zgjedhjet.
Lajme

Kurti: Do të mundohemi të emrojmë presidentin për të evituar zgjedhjet

23 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Milan: Ruben Loftus-Cheek jashtë për një periudhë të gjatë pas dëmtimit të tmerrshëm

23 Shkurt, 2026

Ministrja e Jashtme e Suedisë: bllokimi i Hungarisë për huanë e Ukrainës nuk është “logjik”

23 Shkurt, 2026
Kushtetuesja miratoi propozimin e PD për komisionet parlamentare, Balla: Do të vazhdojmë me çfarë kemi, jemi të gatshëm për ndryshime të tjera.

Kushtetuesja miratoi propozimin e PD për komisionet parlamentare, Balla: Do të vazhdojmë me çfarë kemi, jemi të gatshëm për ndryshime të tjera

23 Shkurt, 2026

UEFA pezullon përkohësisht Gianluca Prestianni pas skandalit me Vini JR., mungon ndaj Real Madrid-it

23 Shkurt, 2026
Kaosi në Meksikë kërcënon Botërorin 2026, qyteti që do të strehojë ndeshjet e Kupës së Botës në anarchi pas vrasjes së El Menchos.

Kaosi në Meksikë kërcënon FIFA World Cup 2026 pas vrasjes së El Mencho

23 Shkurt, 2026

Në kullat luksoze të “Rrugës së Miliarderëve” në NYC, paratë parkohen por apartamentet mbeten bosh

23 Shkurt, 2026

7 surpriza të Premier League, Tottenham në rrezik rënieje në Championship

23 Shkurt, 2026
Kurti: Do të mundohemi të emrojmë presidentin për të evituar zgjedhjet.

Kurti: Do të mundohemi të emrojmë presidentin për të evituar zgjedhjet

23 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.