Këngëtari i njohur, Jozefin Marku, ka bërë së fundmi një postim në “Instastory” që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Ai shfaqet pranë një oxhaku duke lexuar një libër, teksa krahas këtij imazhi ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë ditëve të fundit.
“Rekuperim. Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen”, shkroi Jozi, duke shtuar më pas në anglisht: “New project coming soon. Ju dua”.
Ky postim vjen pas një periudhe të ngarkuar për ish-banorin e “Big Brother VIP Albania 5”, emri i të cilit u përfshi në ngjarjen me Eduard Kuçin dhe në procedurat që pasuan. Për këtë arsye, rikthimi i tij në rrjetet sociale ka marrë menjëherë vëmendje.
Gjithashtu kujtojmë se më 9 shtator, Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia këngëtarin, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.









