Hansi Flick ka vendosur një hierarki të re të kapitenëve te Barcelona për sezonin 2026/27. Raphinha dhe Pedri janë zgjedhur drejtpërdrejt nga trajneri gjerman, ndërsa Eric García, Frenkie de Jong dhe Lamine Yamal janë votuar nga skuadra.
Sipas Cadena SER, Flick nuk dëshironte që De Jong të ishte kapiteni i parë dhe pikërisht për këtë arsye i ka dhënë më shumë peshë Raphinhas dhe Pedrit. Trajneri e konsideron brazilianin si një zgjatim të tij në fushë dhe një nga liderët kryesorë të skuadrës.
Një tjetër pikë që ka krijuar pakënaqësi te Flick ka qenë mënyra si De Jong menaxhoi dëmtimin e tij pas Botërorit. Holandezi u kthye në Barcelonë më 17 korrik, pasi kishte qenë me pushime, dhe kjo nuk është pritur mirë nga trajneri, i cili kërkon lojtarë të disponueshëm për pjesën më të madhe të sezonit.
Flick e konfirmoi më pas se Raphinha dhe Pedri ishin zgjedhjet e tij personale, duke shpjeguar se të dy kanë ndikim të madh në skuadër dhe janë titullarë të garantuar.











