Me ardhjen e shtatorit, garderoba nis gradualisht të kalojë nga veshjet e lehta të verës tek kombinimet më të përshtatshme për ditët e freskëta.
Një prej kombinimeve më praktike për këtë periudhë është blazeri me xhinse të drejta dhe balerina, një look që mund të përdoret si për punë, ashtu edhe për një dalje në qytet.
Një tjetër trend është kombinimi i trench coat-it me fund sateni, duke bashkuar elementët e vjeshtës me pjesë që zakonisht lidhen me verën.
Në ditët më të freskëta, xhaketat bomber prej lëkure, pantallonat e përshtatura dhe çizmet janë ndër zgjedhjet që po rikthehen.
Edhe kombinimet monokromatike mbeten të forta, veçanërisht veshjet e zeza me këmisha të lirshme dhe pantallona elegante.
Ekspertët e modës sugjerojnë që tranzicioni sezonal të bëhet gradualisht, duke kombinuar pjesët e verës me veshje më të ngrohta, në vend që garderoba të ndryshohet tërësisht brenda pak ditësh.











