Roma ka marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Atalantës, duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit dhe duke ruajtur kreun e Serie A.
Pas një pjese të parë pa gola, Atalanta kaloi në avantazh menjëherë pas pushimit me Ederson, i cili mposhti Svilar në minutën e 47-të.
Roma nuk u dorëzua dhe realizoi një përmbysje të pabesueshme në shtesë. Mario Hermoso barazoi me kokë në minutën e 90-të, ndërsa katër minuta më vonë Matías Soulé, pas asistimit të Dybala, shënoi golin e fitores 2-1.
Skuadra kryeqytetase merr kështu tri pikë të mëdha pas një fundi dramatik, duke i dhënë fund edhe serisë prej tetë ndeshjesh pa fitore ndaj Atalantës në Serie A.











