• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Sesion i ri, “beteja” të vjetra/ Harta territoriale, testi i parë në Kuvend

5 Shtator, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Sesion i ri, beteja të vjetra. Më 8 shtator, deputetët rikthehen pas pushimeve në punë me detyra të mbartura, pasi në tryezë do të kenë reformat që nuk i mbyllën dot për shkak të konfliktit politik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bashkëjetesa politike brenda së njëjtës sallë duket se do të vijojë të jetë mision i vështirë për ligjvënësit. Testi i parë do të jetë miratimi i hartës territoriale. Socialistët synojnë që zgjedhjet vendore të 2027 të mbahen në një territor të ri me 46 bashki. Plani i mazhorancës është miratimi i hartës së re në fillim të tetorit, por demokratët këmbëngulin te konsensusi politik.

“Kujtojmë këtu, meqë ju referuat vendimmarrjes së Kolegjit Zgjedhor dhe Gjykatës Kushtetuese sa i përket reformës së vitit 2014, që nga ana jonë u çua në Gjykatën Kushtetuese. Objekt i debatit në gjykatë ishte gjithashtu dhe fakti nëse tre të pestat që kërkon miratimi i një reforme të tillë kërkojnë një konsensus substancial midis forcave kryesore politike për miratimin e një reforme të tillë apo pasjen nga një mazhorancë të caktuar të një numri formal votash, çka do ta bënte reformën subjekt i një vullneti elektoral për të marrë rezultat zgjedhor në një moment të caktuar”, deklaron Ivi Kaso, deputet i PD.

Opozita nuk i ka votat për ta bllokuar miratimin e hartës së re në Parlament. Në këto kushte, skenarët e demokratëve janë dy: betejë në Gjykatën Kushtetuese dhe zhvillimi i referendumeve lokale në 15 njësi vendore që refuzojnë bashkimin me bashki më të mëdha.

Lexo edhe:

Vuçiç pranoi mposhtjen nga studentët, serbët shpërthejnë në festime! Këngë e valle

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

“Qëndrimi politik i PD është i qartë, nuk e njeh këtë produkt të njëanshëm që do të sillte fitoren në tavolinë të zgjedhjeve vendore të vitit 2027 dhe do t’i paraprinte rrëmbimit të një tjetër mandati në zgjedhjet e përgjithshme, kurdo që ato të jenë. Një nga opsionet që e ka artikuluar dhe kryetari i partisë për ta kundërshtuar atë është mbajtja e referendumeve vendore, të cilat sigurisht kanë kompleksitetin e tyre dhe vështirësinë e tyre për t’i mbajtur”,shprehet Ivi Kaso.

Krisja e paktit politik për reformën territoriale nuk ka cenuar bashkëpunimin për Kodin e ri Zgjedhor. Socialistët dhe demokratët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore.

Shenjtërimi i ‘Nënë Terezës’ shtyu hapjen e punimeve të Kuvendit për ditën e martë. Konferenca e Kryetarëve mblidhet paraditen e 8 shtatorit për të miratuar kalendarin e punimeve, ku janë përfshirë edhe ndryshimet ligjore për rritjen e pagave të magjistratëve. Ora 17:00 e pasdites do t’i gjejë deputetët në seancë plenare, e cila ka natyrë ceremoniale, ku mesazhin kryesor pritet ta japë kryetari i Kuvendit. Deputetët kthehen të martën nga pushimet, por ditën e parë të punës kanë menduar t’ua prishin protestuesit, që do t’i presin me vezë në duar në dyert e Parlamentit./TCH

Nga Kategoria

Lajme

Vuçiç pranoi mposhtjen nga studentët, serbët shpërthejnë në festime! Këngë e valle

25 Tetor, 2026
Kryesore

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

25 Tetor, 2026
Ekonomi

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar nëse…

25 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Real Madrid godet në Camp Nou, Mbappé vendos El Clásicon me dopietë

25 Tetor, 2026

Vuçiç pranoi mposhtjen nga studentët, serbët shpërthejnë në festime! Këngë e valle

25 Tetor, 2026

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

25 Tetor, 2026

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar nëse…

25 Tetor, 2026
Screenshot

“Përtej protestave” nga Arben Ramkaj

25 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Serbi, reagon Vuçiç: Nëse humbasim, do ta pranojmë rezultatin. Nëse fitojmë, askush nuk do të na e mohojë atë

25 Tetor, 2026

Protesta sot/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

25 Tetor, 2026

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment

25 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.