Hansi Flick ka folur për garën për Topin e Artë, një ditë pasi José Mourinho deklaroi se çmimi duhet t’i shkojë një prej yjeve të Real Madridit dhe la të kuptohet qartë se Kylian Mbappé është kandidati i tij kryesor.
Trajneri i Barcelonës zgjodhi të mos përfshihej në këtë debat dhe theksoi se nuk e konsideron detyrë të tij promovimin e lojtarëve për çmime individuale.
“Nuk është puna ime të bëj fushatë. Kam disa lojtarë shumë të mirë në skuadër, por më e rëndësishmja është ekipi. Nëse luajmë mirë, rriten edhe shanset për çmime individuale”, deklaroi Flick.
Flick u shpreh gjithashtu shumë i kënaqur me skuadrën aktuale, por konfirmoi se Deco vazhdon të punojë në merkato. Ai foli edhe për Rodrin, i cili ka pasur disa shqetësime fizike, por është rikthyer në stërvitje dhe mund të jetë gati për të nisur si titullar.
Trajneri gjerman vlerësoi edhe Lamine Yamal, duke theksuar se 18-vjeçari po stërvitet mirë dhe se skuadra duhet ta mbështesë pas një periudhe jo të lehtë.











