Manchester City ka nisur zyrtarisht bisedimet me Liverpool për transferimin e Cody Gakpo, i cili mund të largohet nga “Anfield” në ditët e fundit të merkatos.
Sulmuesi holandez ka interes konkret edhe nga Tottenham, por Manchester City raportohet se është destinacioni i tij i preferuar nëse largohet nga Liverpool.
Situata lidhet edhe me afrimin e Bradley Barcola nga PSG, transferim që shton konkurrencën në repartin ofensiv të “The Reds”. Megjithatë, Liverpool preferon të afrojë edhe një sulmues tjetër përpara se të japë dritën jeshile për largimin e Gakpo.
27-vjeçari iu bashkua Liverpoolit nga PSV në janar 2023 dhe ka shënuar 33 gola në 91 ndeshje të Premier League.











