Aston Villa ka arritur marrëveshje verbale me Paris Saint-Germain për transferimin e Ibrahima Mbaye, një nga talentet më të spikatura të klubit francez.
Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja kap vlerën e 55 milionë eurove dhe tashmë ka ardhur edhe konfirmimi i famshëm “Here we go”.
Villa kaloi te Mbaye pasi ndërpreu negociatat për Rafael Leão, por 18-vjeçari nuk ishte një alternativë e rastësishme, pasi klubi anglez e ndiqte prej kohësh.
Marrëveshja mes klubeve është aktualisht verbale dhe mbeten vetëm formalitetet përpara zyrtarizimit të transferimit.











