• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 27 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

SHBA, tragjedi në familjen shqiptare/ Florida, vdesin tre fëmijët pas zjarrit në banesë

27 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville, Florida, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngjarja ndodhi në një banesë dykatëshe në Windergate Drive, në zonën Mandarin. Sipas autoriteteve, alarmi për zjarrin u dha rreth orës 05:13, ndërsa ekipet e zjarrfikësve mbërritën brenda katër minutash. Në momentin e mbërritjes, flakët kishin përfshirë katin e parë, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym të dendur.

Tre fëmijë, binjakët 11-vjeçarë dhe një djalë 2-vjeçar, u gjetën pa shenja jete brenda banesës. Ndërkohë, dy prindërit, një fëmijë 9-vjeçar dhe një bebe vetëm 2 muajshe ndodhen në gjendje kritike në spital.

Lexo edhe:

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

“Do të eliminonte kontrabandën dhe do të ulte tarifat”, Braçe thirrje qeverisë: Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës

Sipas informacioneve të publikuara nga komuniteti shqiptar në Jacksonville, familja është me origjinë nga Lushnja dhe kishte vite që jetonte në Shtetet e Bashkuara. Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për familjen e Genti Manatit. Gjyshërit e fëmijëve, Alie dhe Artan Sulovari, kanë qenë në vendngjarje pas tragjedisë.

Dy të rritur dhe dy fëmijë arritën të dilnin nga banesa përpara mbërritjes së zjarrfikësve. Gjatë kërkimeve brenda shtëpisë, ekipet e shpëtimit gjetën tre fëmijët e tjerë pa shenja jete.

Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 05:38. Banesa u shkatërrua plotësisht, ndërsa dy njësi të tjera pranë saj pësuan dëmtime.

Sipas dëshmive të fqinjëve dhe anëtarëve të komunitetit shqiptar, gjatë operacionit të shpëtimit, zjarrfikësit kanë nxjerrë foshnjën 2-muajshe nga dritarja e katit të dytë, ku ajo është kapur nga persona që ndodheshin jashtë. Prindërit, ndërkohë, dyshohet se po përpiqeshin të shpëtonin fëmijët e tyre nga flakët.

Raimonda Moisiu, shkrimtare dhe freelance që jeton në Jacksonville, tha se lajmin e kishte mësuar fillimisht nga televizioni lokal News4JAX dhe më pas e kishte konfirmuar përmes grupit “Shqiptarët në Jacksonville” në Facebook.

“Shqiptarët e Jacksonville dhe të gjithë Floridës po vijnë në ndihmë me çfarë të kenë. Është hapur edhe një GoFundMe”, tha Moisiu, duke bërë apel për lutje për prindërit dhe dy fëmijët që ndodhen në gjendje kritike.

Ndërkohë, kushërira e familjes, Alessia Firi, tha për News4JAX se në bashkëpunim me komunitetin shqiptar është hapur një fushatë GoFundMe për të mbuluar shpenzimet mjekësore dhe ato të funeralit. Sipas saj, deri tani janë mbledhur më shumë se 110 mijë dollarë.

Komuniteti shqiptar në Jacksonville është mobilizuar për të ndihmuar familjen, ndërsa lutjet janë përqendruar te prindërit dhe dy fëmijët që po luftojnë për jetën.

Kryqi i Kuq Amerikan po asiston shtatë të rritur dhe gjashtë fëmijë të zhvendosur nga banesat e prekura nga zjarri.

Shkaku i zjarrit mbetet ende nën hetim. Hetimet po kryhen nga Zyra e Marshallit të Shtetit për Luftën Kundër Zjarrit dhe njësia e hetimeve të vrasjeve pranë Departamentit të Policisë së Jacksonville.

Tags: familja shqiptareshba

Nga Kategoria

Kryesore

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

27 Gusht, 2026
Aktualitet

“Do të eliminonte kontrabandën dhe do të ulte tarifat”, Braçe thirrje qeverisë: Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës

27 Gusht, 2026
Lajme

“M’u errësuan sytë”, 53-vjeçari shqiptar pranon vrasjen e gruas para fëmijëve

27 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SHBA, tragjedi në familjen shqiptare/ Florida, vdesin tre fëmijët pas zjarrit në banesë

27 Gusht, 2026

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

27 Gusht, 2026

Shorti i Champions League dhuron superduele, gjigantët europianë përballen që në fazën e ligës

27 Gusht, 2026

“Do të eliminonte kontrabandën dhe do të ulte tarifat”, Braçe thirrje qeverisë: Të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës

27 Gusht, 2026

UEFA përgatit kallëzim penal ndaj Infantinos për planin e shitjes së të drejtave të Botërorit

27 Gusht, 2026

Arsenal mbetet rruga e vetme për Julián Álvarez, Atlético refuzon çdo negociatë me Barcelonën

27 Gusht, 2026

Kompany qetëson tifozët për Musialën: “Gjendja e tij është e mirë”

27 Gusht, 2026

Zyrtare: Aston Villa transferon Leon Goretzka pas largimit nga Bayern Munich

27 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.