Vincent Kompany ka dhënë lajme pozitive për gjendjen e Jamal Musialës, pas episodeve shqetësuese që mesfushori i Bayern Munich përjetoi gjatë ndeshjeve miqësore.
23-vjeçari ishte rrëzuar pa ndjenja në miqësoret ndaj Leipzig dhe Heidenheim, ndërsa më pas kishte bërë të ditur se po përballej me episode nervore të papritura, për të cilat po merr trajtim.
“Jamal u stërvit sot me ne dhe në përgjithësi gjendja e tij është e mirë, por është e pamundur të luajë nesër”, deklaroi Kompany përpara ndeshjes së Bundesligës ndaj Stuttgart.
Trajneri belg theksoi se Bayern nuk do të marrë asnjë rrezik me rikthimin e Musialës dhe se vendimi për aktivizimin e tij do të merret vetëm nga stafi mjekësor.
“Situata është nën kontroll. Rikthimi i tij do të jetë gradual dhe në momentin që do të përcaktojnë specialistët. Gjëja më e rëndësishme është që tani është mirë”, shtoi Kompany.











