Liverpool është shumë pranë transferimit të Bradley Barcola nga Paris Saint-Germain, në një marrëveshje që mund të arrijë në 120 milionë paund.
Bisedimet mes klubeve kanë avancuar ndjeshëm gjatë 48 orëve të fundit dhe tashmë një akord i plotë është afër. PSG e kishte vlerësuar 23-vjeçarin rreth 145 milionë paund, por Liverpool pritet të paguajë pak më shumë se 100 milionë paund si bazë, ndërsa pjesa tjetër do të varet nga bonuset.
Barcola preferon të luajë në krahun e majtë, por mund të aktivizohet edhe në të djathtë ose në qendër të sulmit. Afrimi i tij do të shtonte konkurrencën në repartin ofensiv dhe mund të ndikonte edhe në të ardhmen e Cody Gakpo.
Andoni Iraola nuk e konfirmoi drejtpërdrejt marrëveshjen, por pranoi se Liverpool po punon për të përforcuar atë pozicion dhe se shpreson për “lajme të mira së shpejti”.
Barcola është kthyer në objektivin kryesor të “The Reds” pas largimeve të Luis Díaz dhe Mohamed Salah, ndërsa Liverpool kërkon të ndërtojë një sulm edhe më të fuqishëm për sezonin e ri.











