Atlético Madrid ka marrë një lajm shqetësues, pasi Julián Álvarez nuk mori pjesë në stërvitjen e paradites.
Sipas gazetarit Rubén Uría, sulmuesi argjentinas është ndier keq pas një nate të vështirë dhe për këtë arsye është detyruar të mungojë në seancën stërvitore.
Stafi mjekësor i klubit po monitoron gjendjen e tij dhe do të vendosë se kur mund të rikthehet nën urdhrat e Diego Simeones.
Për momentin nuk bëhet fjalë për një dëmtim të konfirmuar, por mungesa e tij ka ngritur shqetësim në kampin madrilen.











