Liverpooli po përgatit një tjetër ofensivë për Bradley Barcolan, ndërsa PSG ka filluar të ulë kërkesat financiare për sulmuesin francez.
Oferta e fundit e anglezëve, me vlerë 115 milionë euro përfshirë bonuset, është refuzuar. Megjithatë, PSG ka zbritur nga kërkesa fillestare prej 160 milionë eurosh dhe tashmë mund të pranojë një shifër nën 140 milionë.
Barcola ka arritur një marrëveshje në parim me Liverpoolin dhe dëshiron transferimin në “Anfield”, veçanërisht pasi Luis Enrique e ka lënë jashtë planeve të skuadrës derisa të zgjidhet e ardhmja e tij.
Ardhjet e Ferran Torres dhe Mika Godts kanë shtuar edhe më shumë konkurrencën në sulmin e PSG-së, ndërsa të gjitha palët shpresojnë që marrëveshja të mbyllet para përfundimit të merkatos.










