Mesfushori i kombëtares marokene, Ayyoub Bouaddi, raportohet se ka përfunduar testet mjekësore te Manchester City, përpara transferimit të tij nga Lille.
Sipas The Guardian, 18-vjeçari iu nënshtrua të hënën testeve mjekësore me kampionët e Premier League, ndërsa po i afrohet gjithnjë e më shumë transferimit në Etihad Stadium.
Manchester City dhe Lille kanë arritur tashmë një marrëveshje me vlerë 95 milionë euro, ndërsa në kontratë janë përfshirë edhe 5 milionë euro të tjera në formën e bonuseve të mundshme.
Bouaddi pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Manchester Cityn, me mundësi zgjatjeje për një sezon tjetër. Kushtet personale me përfaqësuesit e mesfushorit raportohet se ishin dakordësuar përpara se klubet të finalizonin shumën e transferimit.
Ky transferim do të përbënte një rekord për Lille, duke kaluar Nicolas Pépé si shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit.
Pas përfundimit të testeve mjekësore, Bouaddi është gjithnjë e më pranë zyrtarizimit si lojtar i Manchester Cityt.











