Një operacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është zhvilluar në ambientet e burgut të Fushë-Krujës, ku është kapur dhe sekuestruar një aparat celular që dyshohet se i përket të dënuarit Ramazan Rraja.
Sipas burimeve, aparati celular i është dorëzuar SPAK-ut për ekspertizë, ndërsa pritet që pajisja të ekzaminohet në laboratorin e ekspertizës dixhitale, me qëllim zbardhjen e të dhënave dhe komunikimeve që mund të jenë ruajtur në të.
Ndërkohë, operacioni vijon në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit, pasi dyshohet se mund të jenë fshehur edhe aparate të tjera celulare.











