• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 18 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Vijon “sherri” virtual! Shehaj publikon dokumente: Lëri lojërat, vjehrri regjistroi tokat e Çopjave në bregdet! Lapaj: Po të përdorin!

5 Shkurt, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Vijojnë replikat në distancë mes deputetit Agron Shehaj dhe Adriatik Lapajt., kryetar i ‘Shqipëria Bëhet’. Pas reagimit të këtij të fundit ku i përgjigjej se ‘nuk ishte klerik, por avokat’, debati ka shkuar më thellë me reagim-kundërreagim të të dyve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ligjvënësi ka publikuar një tjetër çështje, në të cilën pretendon se është përfshirë Lapaj.

Shehaj e akuzoi fillimisht Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash të grupit kriminal “Çopja”.

Lexo edhe:

Plagoset me kaçavidë një person në Durrës

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia zbardh ngjarjen: 11 të arrestuar, 2 në kërkim

Pasi Lapaj mohoi akuzat e Shehajt, duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë, Shehaj ka zbuluar detajet e tjera që i cilëson të rënda, të shoqëruara edhe me dokumente. 

Sipas tij, Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet, duke i nxjerrë certifikatën e pronësisë. Vendimi për pronën, sipas Shehajt, është dhënë nga vetë vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, në kohën kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.

Alltun Çela është shkarkuar nga Vettingu në drejtësi, për mosjustifikim të pasurisë.

Por Lapaj ka reaguar përsëri ndaj postimit të Shehajt, duke i kujtuar se “po e përdorin”. Por Shehaj i është bashkangjitur me një kundër-reagim tjetër, ku i kujton se “janë 20 ha tokë në bregdetin më të bukur me 45 euro m2” dhe që “t’i linte lojërat”.

Postimi i plotë i Agron Shehajt, pas reagimit të Lapajt:

“Përgjigje për Adriatik Lapajn: Jo vetëm ka marrë para të pista, por arsyeja pse i ka marrë është dhe më e rëndë. Këto janë dokumentet që tregojnë çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK. E para është kontrata e shit-blerjes së një prone prej miliona euro në bregdet, midis kompanisë së akuzuar nga SPAK, pronarëve dhe Adriatik Lapajt. Lapaj merr përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.

E dyta është një screenshot nga faqja e gjykatës që tregon se me këtë çështje është marrë vjehrri i Adriatikut, që në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës. Ky është një teatër i madh! Është një mashtrim i madh që ka një regjizor, që është Edi Rama.

Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur. Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm. Të kompromentuar. Nuk duhet të dorëzohemi! Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe të pa shantazhueshme”.

Por Adriatik Lapaj i është përgjigjur ndërkohë, në postimin që ka bërë Shehaj në FB.

“Po të përdorin o mavri! Çështja që ke referuar që ka gjykuar vjehrri im në atë kohë nuk lidhet me pronën në fjalë. Numrat e vendimit janë të njëjtë, po datat e ndryshme.

Pse o njeri i Zotit e shkele ligjin? Shihemi në gjykatë”, i shkruan Lapaj.

Ndërsa Shehaj nuk e ka lënë me kaq, por i është kundërpërgjigjur si më poshtë:

“Adriatik, 20 hektarë tokë me 45 euro m2 në vendin më të bukur të bregdetit shqiptar. Lëri lojërat, të gënjen mendja, nuk je avokat i zoti, thjesht ke pasur vjehrrin kryetar Gjykate. Ju keni marrë shpirtin njerëzve, e keni përdorur gjykatën si pronë private. Të fala Ramës”, shkruan Shehaj.

Tags: adriatik lapajAgron shehaj

Nga Kategoria

Aktualitet

Plagoset me kaçavidë një person në Durrës

18 Gusht, 2026
Aktualitet

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia zbardh ngjarjen: 11 të arrestuar, 2 në kërkim

18 Gusht, 2026
Aktualitet

Përplasen dy skuterë në Vlorë, plagosen dy drejtuesit

18 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Franca po heton ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

18 Gusht, 2026

Washington Post: Pentagoni shqyrton reduktimin e pranisë amerikane në Lindjen e Mesme pas luftës me Iranin

18 Gusht, 2026

Plagoset me kaçavidë një person në Durrës

18 Gusht, 2026

Aksident tragjik në Turqi, minibusi përfundon në përrua: 4 të vdekur dhe 10 të plagosur

18 Gusht, 2026

Rodri me mesazh emocional për Manchester Cityn: “Zemra ime do të jetë gjithmonë blu”

18 Gusht, 2026

Musiala tremb sërish Bayernin, rrëzohet në fushë për herë të dytë brenda pak ditësh

18 Gusht, 2026

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia zbardh ngjarjen: 11 të arrestuar, 2 në kërkim

18 Gusht, 2026

Thatësira nxjerr në pah mbetjet e një ure të lashtë romake në lumin Tiber

18 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.