FIFA ka publikuar masat disiplinore pas incidenteve të ndodhura në finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës.
Dënimin më të rëndë e ka marrë Leandro Paredes, i cili është pezulluar për 10 ndeshje dhe është gjobitur me mbi 77 mijë euro për përplasjen me Gavin. Nahuel Molina është dënuar me shtatë ndeshje dhe një gjobë të ngjashme, pas incidentit me Rodrin.
Roberto Ayala, pjesë e stafit të Lionel Scaloni, ka marrë tre ndeshje pezullim, ndërsa Thiago Almada dhe Gavi janë dënuar me nga një ndeshje.
FIFA ka gjobitur gjithashtu Federatën Argjentinase me mbi 235 mijë euro për një sërë shkeljesh, përfshirë sjelljen e skuadrës dhe incidentet e lidhura me tifozët.
Argjentina do të luajë gjithashtu dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi me kapacitet të kufizuar në 50%.











