Tottenham ka arritur një marrëveshje verbale me Omar Marmoush për kushtet personale, ndërsa negociatat me Manchester City po vazhdojnë.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, sulmuesi egjiptian ka dhënë dakordësinë e tij për kalimin te Spurs dhe bisedimet mes dy klubeve po ecin në drejtimin e duhur.
Marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar, por nëse nuk ka ndryshime të minutës së fundit, palët pritet të arrijnë akordin përfundimtar.
Marmoush është një nga objektivat kryesore të Roberto De Zerbit për repartin ofensiv dhe mund të ndjekë rrugën e Savinhos, i cili është transferuar tashmë nga Manchester City te Tottenham.











