Barcelona pritet të jetë në gjendje të regjistrojë normalisht afrimet e kësaj vere përpara nisjes së sezonit të ri në La Liga.
Përjashtim mund të bëjë vetëm João Cancelo, për shkak të kohës së shkurtër nga mbërritja e tij, ndërsa pjesa tjetër e përforcimeve pritet të jenë të disponueshme që në javën e parë.
Klubi katalanas ka përfituar nga rritja e të ardhurave, veçanërisht nga funksionimi i Camp Nou me rreth 60 mijë tifozë, zonat VIP dhe kontratat e reja të sponsorizimit. Këto pritet t’i sjellin Barcelonës një hapësirë shtesë financiare prej rreth 70 milionë eurosh.
Kjo situatë i jep klubit më shumë fleksibilitet edhe për lëvizje të tjera në merkato, ndërsa afrimi i Rodrit pritet të rrisë më tej vlerën komerciale të Barcelonës.











