Barcelona është shumë pranë mbylljes së dy afrimeve të rëndësishme, me Rodri Hernández dhe João Cancelo që pritet t’i bashkohen skuadrës katalanase.
Për Rodrin, Barcelona dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje në parim, ndërsa operacioni raportohet se mund të arrijë në rreth 76.8 milionë euro mes shumës fikse dhe bonuseve. Marrëveshja me vetë lojtarin është tashmë e plotë dhe zyrtarizimi pritet sapo të përfundojë dokumentacioni.
Sipas Fabrizio Romano, te Manchester City tashmë janë pajtuar me idenë e largimit të mesfushorit spanjoll, ndërsa gazetari italian publikoi edhe mesazhin e tij të famshëm “Here we go”.
Ndërkohë, shumë pranë rikthimit në Barcelonë është edhe João Cancelo. Portugezi pritet të largohet nga Al Hilal si lojtar i lirë, duke i hapur rrugën një rikthimi pa pagesë transferimi.
Nëse gjithçka përfundon sipas planit, Barcelona mund të zyrtarizojë brenda pak ditësh dy përforcime të mëdha për sezonin e ri.











