Davide Frattesi i ka dhënë lamtumirën Interit pas tre sezonesh, teksa mesfushori do të vazhdojë karrierën te Lazio.
Në një mesazh emocional për tifozët zikaltër, Frattesi pranoi se marrëdhënia me klubin kishte ulje-ngritje, por theksoi se periudha te Interi mbetet një nga më të rëndësishmet e karrierës së tij.
“Ndoshta nuk ishim të destinuar të qëndronim bashkë, ndoshta ishim të papajtueshëm. Patëm ulje dhe ngritje, por në ato momente e ndamë qiellin përgjysmë. Ishte nderi më i madh i jetës sime të luaja për ju”, shkroi ai.
Frattesi shtoi se pas finales së fundit diçka ndryshoi tek ai dhe se te Interi duhet të qëndrojnë vetëm ata që janë në gjendje të japin gjithçka.
Mesfushori largohet pas 122 ndeshjesh, 15 golash dhe 12 asistesh. Transferimi te Lazio do t’i sigurojë Interit rreth 15 milionë euro.











