Kylian Mbappé ka nisur sezonin e ri me një mesazh të qartë për tifozët e Real Madridit, duke shprehur bindjen se skuadra do të rikthehet te trofetë.
“Duhet të fitojmë dhe mendoj se këtë vit do të fitojmë tituj. Jam i sigurt se do të rikthehemi. Do të qëndrojmë të fokusuar gjatë gjithë sezonit”, deklaroi francezi.
Real Madridi vjen pas një sezoni pa trofetë kryesorë, ndërsa Mbappé pati një verë pozitive në aspektin personal, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës dhe duke udhëhequr Francën deri në gjysmëfinale.
Sulmuesi francez është i bindur se skuadra e drejtuar nga José Mourinho do të reagojë këtë sezon dhe do të luftojë sërish për trofetë më të rëndësishëm.











