• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kërcënimi iranian ndaj Trumpit! Operacion i pabesueshëm për “evakuimin” e tij nga Turqia, e fshehën në një kontejner dhe e transportuan me avion ushtarak

11 Gusht, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Muajin e kaluar, në Turqi u zhvillua një operacion i sofistikuar për të shmangur çdo kërcënim të mundshëm dhe për të garantuar largimin e sigurt të presidentit amerikan Donald Trump, pasi shërbimet amerikane e kishin vlerësuar si të besueshëm kërcënimin e Iranit ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas New York Times, Trump u shfaq para kamerave duke hipur në një prej avionëve më të vjetër presidencialë Air Force One, duke krijuar përshtypjen se do të udhëtonte me të pas përfundimit të samitit të  NATO-s.

Në të vërtetë, presidenti amerikan u largua fshehurazi nga avioni përmes një kontejneri furnizimi dhe u transferua në një tjetër avion, me të cilin fluturoi në mënyrë sekrete drejt Britanisë së Madhe.

Lexo edhe:

Natë e përgjakshme në Ukrainë/ Konfirmohen 9 të vdekur nga sulmet ruse, goditet qendra e Zaporizhzhya-s

Krujë, vijon lufta me flakët/ Dy helikopterë të ushtrisë ndërhyjnë nga ajri

Plani u hartua brenda pak orësh dhe iu bë i ditur vetëm një rrethi shumë të ngushtë zyrtarësh të lartë amerikanë. Gazetarët që udhëtonin me presidentin, si edhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë, nuk kishin dijeni për atë që po ndodhte dhe, pa e ditur, u bënë pjesë e operacionit të mashtrimit.

“Shfaqja” para kamerave

Trump pritej të largohej nga Turqia më 8 korrik, pas përfundimit të samitit të NATO-s. Ishte bërë e ditur se Presidenti nuk do të përdorte Boeing 747-8, të dhuruar nga Katari, por një prej avionëve më të vjetër Air Force One.

Para kamerave, presidenti hipi normalisht në avion nga ana e majtë, ndërsa gazetarët që e shoqëronin hipën gjithashtu në bord.

Por, në anën tjetër të avionit, një kontejner furnizimi ishte ngritur pranë tij. Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga New York Times, Trump u largua fshehurazi përmes këtij kontejneri dhe u transportua drejt një avioni tjetër.

Si u “zhduk” Trump nga radarët

Sipas Washington Post, avioni që transportoi fshehurazi Trumpin drejt Britanisë ishte një C-32A, version ushtarak i Boeing 757, ndërsa sistemet që mundësojnë ndjekjen e lehtë të fluturimit u çaktivizuan.

Në të njëjtën kohë, Boeing 747 që ishte nisur nga Turqia me gazetarët dhe pjesëtarët e stafit të Shtëpisë së Bardhë, por pa Trumpin, shfaqej në radarë. Kështu krijohej përshtypja se presidenti ndodhej në atë avion, ndërsa në të vërtetë ai po udhëtonte drejt Britanisë me C-32A.

Bashkë me Trumpin në C-32A udhëtoi edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Operacioni u zhvillua në një klimë tepër të tensionuar, pasi vetëm një natë më parë forcat amerikane kishin ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit me urdhër të Trumpit, pas dështimit të negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit për përfundimin e luftës.

Gazetarët nuk dinin asgjë

Gazetarët që ndodheshin në Air Force One-in e vjetër nuk u informuan se Trump nuk po udhëtonte me ta. E njëjta gjë ndodhi edhe me disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë. Madje, gjatë ngritjes nga Turqia, gazetarëve iu kërkua të mbanin të mbyllura perdet e dritareve në kabinën e shtypit.

Avioni i vjetër Air Force One u ul në orën 22:16 në bazën ushtarake Mildenhall në Angli. Rreth 40 minuta më vonë, Trump u shfaq duke zbritur nga ai avion, sikur sapo kishte përfunduar udhëtimin nga Turqia. Në realitet, ai kishte mbërritur në Britani me avionin C-32A.

Pas uljes, Trump u transportua me makinë drejt Air Force One-it të vjetër, hipi nga një hyrje tjetër dhe më pas zbriti para gazetarëve nga dera e sipërme e avionit, duke krijuar përshtypjen se kishte udhëtuar me të gjatë gjithë rrugës.

Më pas ai vazhdoi udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara me avionin e ri të dhuruar nga Katari, së bashku me gazetarët.

Nga Kategoria

Bota

Natë e përgjakshme në Ukrainë/ Konfirmohen 9 të vdekur nga sulmet ruse, goditet qendra e Zaporizhzhya-s

11 Gusht, 2026
Aktualitet

Krujë, vijon lufta me flakët/ Dy helikopterë të ushtrisë ndërhyjnë nga ajri

11 Gusht, 2026
Bota

“Thuaju lamtumirë”, nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dërgoi babait video

11 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kërcënimi iranian ndaj Trumpit! Operacion i pabesueshëm për “evakuimin” e tij nga Turqia, e fshehën në një kontejner dhe e transportuan me avion ushtarak

11 Gusht, 2026

Natë e përgjakshme në Ukrainë/ Konfirmohen 9 të vdekur nga sulmet ruse, goditet qendra e Zaporizhzhya-s

11 Gusht, 2026

Krujë, vijon lufta me flakët/ Dy helikopterë të ushtrisë ndërhyjnë nga ajri

11 Gusht, 2026

“Thuaju lamtumirë”, nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dërgoi babait video

11 Gusht, 2026

“Zemra ime është me ju. Qëndroni të bashkuar”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

11 Gusht, 2026
Horoskopi për Ditën e Enjte, 18 Qershor 2026

“Mos nxitoni të merrni vendime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

11 Gusht, 2026

IISS: Evropa është e papërgatitur për sulmet me dronë rusë

10 Gusht, 2026

Tërmeti me mbi 100 viktima, Kolumbia shpall emergjencë kombëtare

10 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.