Taulant Seferi ka ndryshuar skuadër, por do të vazhdojë të luajë në futbollin turk.
Sulmuesi shqiptar është larguar nga Bodrumspor dhe ka firmosur me Kayserispor, klub që sezonin e kaluar ra në Ligën e Parë.
Transferimi u zyrtarizua nga vetë klubi turk përmes rrjeteve sociale, ku i uroi mirëseardhjen futbollistit nga Kumanova.
Seferi zhvilloi një sezon shumë të mirë me Bodrumsporin, duke realizuar 17 gola dhe 7 asistime në 40 ndeshje.
Gjatë karrierës së tij, sulmuesi kuqezi ka luajtur edhe për Baniyas, Vorskla Poltava, Tiranën, Xamax, Winterthur, Wohlen, Young Boys dhe Rabotnicki.











