• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Paguajnë 24 mijë paund dhe kalojnë me pasaporta false”, media britanike zbulon skemën e shqiptarëve!

7 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një hetim i Sky News ka zbuluar se si një kontrabandist shqiptar kalon emigrantë përmes “Tunelit të La Manshit”, duke përdoruar dokumenta të falsifikuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas hetimit, kontrabandisti organizon hyrjen e një emigranti në Londër kundrejt një pagese prej 24 mijë paundësh.

Në këmbim të kësaj shume, kontrabandisti e transporton emigrantin në sediljen e pasagjerit të një automjeti luksoz Range Rover, me vlerë rreth 100 mijë paund.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare ish-kandidati për kreun e PD, Gjergj Hani

Berisha del nga SPAK: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut

Një ish-zyrtar i Forcës Kufitare, i cili ka punuar për vite me radhë në kontrollin kufitar në Britani dhe Europë, ka deklaruar se stafi në pikat kufitare shpesh ndihej “i mbingarkuar” për shkak të mungesës së personelit dhe fluksit të madh të udhëtarëve.

Sipas tij, presioni për të shmangur vonesat në qarkullim mund të ndikojë në kontrollet kufitare.

“Nëse trafiku është i rënduar dhe ka radhë të gjata, punonjësit ndihen nën presion për të përshpejtuar procedurat. Në këto kushte ekziston gjithmonë rreziku që dikush t’u shpëtojë kontrolleve, megjithëse ne bënim maksimumin me teknologjinë që kishim në dispozicion”, u shpreh ish-zyrtari i Forcës Kufitare.

Ndërsa një burim tjetër nga Home Office, i angazhuar në çështjet e emigracionit dhe azilit, ka deklaruar se nuk është surprizë që Tuneli i Kanalit është kthyer në një objektiv për rrjetet e kontrabandës.

“Ne kemi raste emigracioni ku personat pranojnë se kanë hyrë në Britani përmes Tunelit të Kanalit duke përdorur pasaporta false. Disa prej tyre thonë se dokumentet iu kontrolluan nga autoritetet kufitare dhe megjithatë u lejuan të hynin”, tha ai.

Ish-zyrtari i kufirit deklaroi se pas marrëveshjes së përshpejtuar mes Britanisë dhe Shqipërisë për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, u vu re një shtim i përpjekjeve për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të falsifikuara.

Ai theksoi se teknologjia kufitare është e avancuar, por rrjetet kriminale po bëhen gjithnjë e më kreative në mënyrat për të shmangur kontrollet, duke përdorur dokumente të vjedhura ose identitete të personave që u ngjajnë fizikisht.

Hetimi i Sky News zbulon gjithashtu se shumë emigrantë, pasi mbërrijnë në Britani, përfundojnë duke u shfrytëzuar nga grupet kriminale.

Sipas burimeve të Sky News, shumë prej emigrantëve shqiptarë detyrohen të punojnë për të shlyer borxhin ndaj kontrabandistëve që kanë paguar për udhëtimin.

Viktimat shpesh përfshihen në aktivitete kriminale, përfshirë kultivimin dhe shpërndarjen e drogës dhe në shumë raste, borxhi nuk mbaron kurrë dhe emigrantët mbeten nën kontrollin e bandave kriminale.

Eksperti i sigurisë Dr. Andi Hoxhaj ka thënë për Sky News se kërkesa e lartë për drogë në Britani vazhdon të ushqejë aktivitetin e grupeve kriminale.

Ai shtoi se pas Brexit, bashkëpunimi mes autoriteteve britanike dhe atyre evropiane është bërë më i ngadaltë, duke e bërë më të vështirë identifikimin e personave të përfshirë në krimin e organizuar.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme britanike ka mbrojtur sistemin e kontrolleve kufitare.

Në një deklaratë, Ministria ka deklaruar se Tuneli i Kanalit ka kontrolle të avancuara dhe teknologji moderne, ndërsa rastet e hyrjeve të paligjshme përmes kësaj rruge janë shumë të rralla.

Sipas Ministrisë, numri i kërkesave për azil nga personat që kanë hyrë ilegalisht me makina ose kamionë ka rënë me 25% gjatë vitit të fundit./SkyNews

Nga Kategoria

Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare ish-kandidati për kreun e PD, Gjergj Hani

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Berisha del nga SPAK: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Tentoi të kalonte 4 kinezë ilegalisht në Greqi, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori nga Kosova

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare ish-kandidati për kreun e PD, Gjergj Hani

12 Nëntor, 2026

Berisha del nga SPAK: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut

12 Nëntor, 2026

Tentoi të kalonte 4 kinezë ilegalisht në Greqi, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori nga Kosova

12 Nëntor, 2026

Zbardhen detaje nga dy atentatet që tronditën Brukselin/ Autorët e vrasjes së shqiptarit pranë Parlamentit Europian vranë edhe një polic

12 Nëntor, 2026

Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën

12 Nëntor, 2026

Kush është Esmeralda Hasani? Profil i drejtueses së re të SHISH, nga karriera akademike te institucionet shtetërore

12 Nëntor, 2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit në GJKKO, sot kundërshtimet e ish-deputetes për lobimin në SHBA

12 Nëntor, 2026

Presidenti Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.