• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 6 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Lamallari dhe Hita në Himarë: Forcojmë bashkëpunimin për sigurinë e turistëve!

6 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Himarë – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, inspektuan masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, tha se turizmi në Himarë ka njohur rritje të vazhdueshme nga viti në vit, duke theksuar se bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe pushtetit vendor është thelbësor për t’iu përgjigjur shqetësimeve dhe nevojave të qytetarëve e turistëve.

Ai bëri të ditur se kontrollet përgjatë vijës bregdetare janë intensifikuar dhe se, vetëm në katër muajt e fundit, janë sanksionuar 166 raste, ku janë bllokuar mjete lundruese si Jet Ski, gomone dhe skafe, pasi kanë kryer manovra të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë.

Lexo edhe:

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy turistë spanjollë

Nuk u ekstradua, por u deportua nga SHBA, si u kthye në Shqipëri Sokol Hoxha pas 30 viteve arrati, autor i tre vrasjeve

Lamallari: Në Himarë turizmi ka ndryshuar nga viti në vit. Është nevoja që ne të kemi një bashkëpunim shumë të mirë mes Policisë së Shtetit dhe pushtetit vendor, për t’iu përgjigjur ankesave dhe shqetësimeve që kanë qytetarët. Kemi patur në katër muajt e fundit 67 raste ku policia ka ndërhyrë për të ndihmuar turistë dhe janë shpëtuar mbi 200 turistë. Ka hyrë në fuqi udhëzimi i rishikuar për nivelin e lejuar të zhurmave. Turistët preferojnë të kenë një sezon të qetë dhe të mbarë. Ky udhëzim është përqafuar si nga turistët ashtu dhe nga bizneset. Policia e Shtetit ka vijuar me komtrollet në vijën bregdetare. Vetëm në 4 muajt e fundit janë sanksionuar 166 raste, ku janë bllokuar mjetet si Jet Ski, gomone dhe skafe sepse kanë kryer veprime të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, duke theksuar se popullsia e Himarës shumëfishohet gjatë sezonit veror.

Tavo: Numri i banorëve të Himarës shumëfishohet gjatë sezonit veror. Pa një bashkëpunim me policinë do të ishte e pamundur të flisnim për një sezon të sigurt turistik. Ky bashkëpunim ka qenë i përsosur. Kemi arritur që të kemi një sezon shumë të sigurt turistik. Sa i përket nivelit të zhurmave, qarkullimit të mjeteve të rënda dhe ndërtimit në bashkinë e Himarës, në bashkëpunim me policinë kemi gjetur një ekuilibër dhe ka filluar mbarë. Po ecim mirë në drejtimin e menaxhimit të zhurmave. Shpresoj ta mbyllim këtë sezon me siguri maksimale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se janë marrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si edhe për sigurinë rrugore dhe detare.

Ai njoftoi edhe një risi në shërbimet e Policisë Kufitare detare.

Hita: Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë, edhe për sigurinë detare dhe rrugore. Dua të bëj me dije një risi, ku kontroli kufitar detar do bëhet në det. Nuk ka nevojë që jahtet apo anijet të vijnë te pika e kalimit kufitar, por ne do të shkojmë tek ata dhe do të bëhet kontrolli në sistemin TIMS. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për të rritur cilësinë e shërbimeve policore.

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy turistë spanjollë

6 Gusht, 2026
Kryesore

Nuk u ekstradua, por u deportua nga SHBA, si u kthye në Shqipëri Sokol Hoxha pas 30 viteve arrati, autor i tre vrasjeve

6 Gusht, 2026
Aktualitet

Bashkitë (socialiste) që do shkrihen, nisin aksionin kundër propozimit të mazhorancës

6 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lamallari dhe Hita në Himarë: Forcojmë bashkëpunimin për sigurinë e turistëve!

6 Gusht, 2026

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy turistë spanjollë

6 Gusht, 2026

Nuk u ekstradua, por u deportua nga SHBA, si u kthye në Shqipëri Sokol Hoxha pas 30 viteve arrati, autor i tre vrasjeve

6 Gusht, 2026

Bashkitë (socialiste) që do shkrihen, nisin aksionin kundër propozimit të mazhorancës

6 Gusht, 2026

“MABCO” e Pacollit tregon prapaskenat për Aeroportin e Vlorës: Rama refuzoi ftesën tonë, Qeveria e dinte se ç’po ndodhte aty. Na penguan qëllimisht

6 Gusht, 2026

Provimi i pranimit në mjekësi, maturantët duhet të aplikojnë për testimin nga 6 deri në 10 gusht

6 Gusht, 2026

Albin Kurti: Konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje për presidentin e ri çon vendin në zgjedhje të reja

6 Gusht, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

6 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.