• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 28 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Erzen Breçani përdori pinin e Nuredin Dumanit në Sky Ecc”, zbardhen detaje nga seanca gjyqësore në GJKKO e “Metamorfozës”!

3 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”.

GJKKO pranoi gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni në këtë process, ndërsa çështja u nda për ish zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin dhe ish efektiven e policisë, Jonida Babameto.
Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Gjithashtu gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.

Lexo edhe:

iPhone 17, Apple shpall datën e lançimit të modelit të ri

E bija në arrest shtëpie për kokainë, vjen reagimi i shumëpritur i Eli Farës

Erzen Breçani në sallën e gjyqit u shpreh se nuk mund të pranojë të gjykohet me provat e paraqitura nga SPAK.

Breçani deklaroi se: Unë dua të gjykohem me procedurën e zakonshme. E njoh shumë mirë hetimin dhe në dijeninë time, ky që është pas meje, Bujar Ajeti që e njoh që kur ishim fëmijë, më pas edhe tek RENEA, në dijeninë time nuk ka qenë ky person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam arsyet e mia pse unë nuk e pranoj gjykimin e shkurtuar. Bujar Ajeti ka qenë i shoqëruar disa herë, ka kaluar kufirin me pasaportë. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam përse të përkrah këtë kategori tani. Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur. Për akuzën e “pastrimit të parave”, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese.

Prokurori Vladimir Mara u shpreh se Erzen Breçani ka përdorur një pin në aplikacionin Sky Ecc që më parë e ka përdorur bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.

Ndërkohë, gjykata i ka ndarë nga ky proces personat e tjerë që ndodhen ende në kërkim mes tyre djali i Erzen Breçanit, Eralbi, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej nëntorit të vitit 2023.

Disa nga të pandehurit, kërkuan ndarjen e çështjes nga të tjerët, kërkesë e cila nuk u pranua nga GJKKO.

Ky grup i strukturuar kriminal akuzohet për “trafik ndërkombëtar droge” në disa episode, “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, “nxjerrje e informacionit sekret”./Tch

Tags: Erzen brecani

Nga Kategoria

iPhone 17, Apple shpall datën e lançimit të modelit të ri
Kryesore

iPhone 17, Apple shpall datën e lançimit të modelit të ri

28 Gusht, 2025
Kryesore

E bija në arrest shtëpie për kokainë, vjen reagimi i shumëpritur i Eli Farës

28 Gusht, 2025
Analizë/ "Gracka" për vonesën në formimin e Kuvendit
Lajme

Analizë/ “Gracka” për vonesën në formimin e Kuvendit

28 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vlerësimi i lojtarëve të Man Utd ndaj Grimsby Town: Gabimet e Andre Onanës kthehen për t’i ndjekur Djajtë e Kuq në një eliminim befasues nga Carabao Cup pas një rikthimi dramatik dhe një penalltie të gjatë.

28 Gusht, 2025
iPhone 17, Apple shpall datën e lançimit të modelit të ri

iPhone 17, Apple shpall datën e lançimit të modelit të ri

28 Gusht, 2025

E bija në arrest shtëpie për kokainë, vjen reagimi i shumëpritur i Eli Farës

28 Gusht, 2025
Analizë/ "Gracka" për vonesën në formimin e Kuvendit

Analizë/ “Gracka” për vonesën në formimin e Kuvendit

28 Gusht, 2025

Hakmarrje për shkak të videos virale? Pas tritolit në banesën e Jozit, vjen reagimi i papritur Stresit

28 Gusht, 2025

“Nga rërë në mrekulli! Si ndryshoi Dubai dhe çfarë duhet të dini rreth tij”

28 Gusht, 2025

Përkeqësohet gjendja e aktorit Naun Shundit, bashkëshortja: Mos kontribuoni më 

28 Gusht, 2025

Çfarë nuk shkoi mirë në takimin me Putin? Trump shkarkon papritur ekspertin më me përvojë të CIA-s për Rusinë

28 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.