• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Rubio: Panamaja të zvogëlojë ndikimin e Kinës ose të përballet me “hakmarrjen” amerikane

2 Shkurt, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i tha presidentit të Panamasë në një takim ballë për ballë se vendi i tij duhet të zvogëlojë ndikimin kinez mbi Kanalin e Panamasë ose të përballet me veprime hakëmarrëse nga administrata e Presidentit Tump.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenti Jose Raul Mulino tha më vonë të dielën se “nuk ka kërcënime reale për rimarrjen e kanalit apo përdorimin e forcës”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua të dielën në Panama me Presidentin José Raúl Mulino. Panamaja është ndalesa e parë e turneut të kryediplomatit amerikan në Amerikën Qendrore, ndërsa Presidenti Donald Trump shton trysninë ndaj fqinjëve dhe aleatëve të Uashingtonit, përfshirë kërkesën që Kanali i Panamasë të vihet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara. Kjo është vizita e parë jashtë vendit që kur zoti Rubio mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Lexo edhe:

Konsulata polake në Bruksel e vandalizuar me slogane ofensive gjatë samitit të BE-së

Rusia godet 15 objektiva gjatë natës, numri i viktimave nga sulmi në Odesa rritet në tetë

Një ditë më parë Presidenti Trump njoftoi vënien e tarifave ndaj shteteve fqinje, Kanadasë dhe Meksikës, duke shkaktuar reagime hakmarrëse nga ato vende. Sidoqoftë, duket se kryediplomati amerikan po ndjek një qasje më pak konfrontuese dhe më diplomatike, duke përshëndetur përzemërsisht homologun panamez, megjithëse as ai dhe as presidenti nuk folën publikisht për takimin.

Pas takimit, Sekretari Rubio kishte në plan që të vizitonte një objekt energjetik dhe më vonë Kanalin e Panamasë, për të cilin Presidenti Trump ka shprehur pretendime.

Presidenti Mulino ka thënë se nuk do të ketë negociata me Shtetet e Bashkuara për pronësinë e kanalit, ndërsa në Panama ka patur protesta kundër planeve të Presidentit Trump.

Rreth 200 protestues marshuan të dielën në kryeqytetin panamez, duke mbajtur flamuj dhe duke bërë thirrje patriotike për unitetin dhe sovranitetin e vendit. Disa protestues dogjën një pankartë me fotografitë e Presidentit Trump dhe Sekretarit Rubio, ndërsa brohoritën “Marco Rubio jashtë Panamasë”. Policia i ndaloi protestuesit përpara se t’i afroheshin pallatit presidencial.

Presidenti Mulino tha se shpresonte që vizita e zotit Rubio të përqendrohej tek interesat e përbashkëta si migrimi dhe lufta kundër trafikut të drogës.

Zyrtarët dhe ekspertët thonë se vizita e Sekretarit Rubio ka për qëllim pjesërisht që të mposhtë ndikimin në rritje të Kinës në rajon. Udhëtimi i shefit të diplomacisë amerikane vjen ndërsa Presidenti Donald Trump po përpiqet të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe Uashingtoni intensifikon përpjekjet për të frenuar emigracionin e paligjshëm.

“Angazhimet e Sekretarit Rubio me zyrtarë të lartë dhe drejtues të biznesit do të nxisin bashkëpunimin rajonal lidhur me interesat tona të përbashkëta thelbësore. Ndalimi i emigracionit të paligjshëm në shkallë të gjerë, lufta kundër organizatave kriminale ndërkombëtare dhe trafikantëve të drogës, kundërvënia ndaj Kinës dhe thellimi i partneriteteve ekonomike për të rritur begatinë në hemisferën tonë”, tha përmes një deklarate të premten zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, duke vënë në pah objektivat e diplomacisë amerikane.

Presidenti Trump thotë se Kina kontrollon Kanalin e Panamasë, një rrugë e rëndësishme tregtare që lidh Atlantikun me Paqësorin. Panamaja e ka hedhur poshtë pretendimin amerikan, duke këmbëngulur se e menaxhon kanalin në mënyrë të paanshme për të gjithë trafikun detar.

Shefi i diplomacisë amerikane do të përcjellë synimin kryesor të Presidentit Trump, frenimin e emigracionit të paligjshëm, por gjithashtu ka thënë se do të transmetojë mesazhin se Shtetet e Bashkuara duan të rimarrin kontrollin e Kanalit të Panamasë, pavarësisht rezistencës intensive nga udhëheqësit rajonalë për të luftuar ndikimin kinez në rritje në hemisferë.

Në një artikull të botuar të premten në gazetën “Wall Street Journal”, zoti Rubio shkruante se migrimi masiv, droga dhe politikat armiqësore të ndjekura nga Kuba, Nikaragua dhe Venezuela kanë sjellë dëme. Ai shkruante më tej se infrastruktura kineze në dy anët e Kanalit të Panamasë, ka bërë që kjo rrugë jetësore e biznesit të jetë e pambrojtur përballë trysnisë nga qeveria e Pekinit.

“Ne do ta trajtojmë këtë temë. Presidenti ka qenë i qartë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të administrojnë sërish kanalin. Kuptohet që panamezët nuk janë tifozë të mëdhenj të kësaj ideje. Ky mesazh është përcjellë shumë qartë”, tha zoti Rubio një ditë më parë.

Shtetet e Bashkuara, të cilat e ndërtuan kanalin në fjalë, i dorëzuan Panamasë kontrollin e tij në vitin 1999. Panamaja e kundërshton thirrjen e Presidentit Trump për të rimarrë kontrollin.

Pavarësisht refuzimit të Presidentit Mulino për çdo negociatë mbi pronësinë e kanalit, shumë analistë besojnë se Panamaja mund të jetë e hapur për një kompromis me Shtetet e Bashkuara, sipas të cilit kompanisë “Hutchinson Ports” me seli në Hong Kong, t’i hiqet e drejta e operimit në të dy anët e kanalit.

I dërguari i posaçëm amerikan për Amerikën Latine, Claver-Carone, paralajmëroi gjatë një konference për shtypin të premten për shtimin e kompanive kineze në rajonin e Kanalit të Panamasë, ku përfshihet industria portuale dhe infrastruktura e telekomunikacionit. Ai tha se kjo përbën një shqetësim serioz jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, por edhe për Panamanë dhe hemisferën perëndimore.

Disa analistë thonë se Kina ka përdorur taktika ekonomike dhe joekonomike në të gjithë hemisferën perëndimore për të zgjeruar ndikimin e saj, çka ka shkaktuar shqetësime për sigurinë kombëtare.

“Për nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, shumë nga përpjekjet tregtare kineze në thelb janë ambicie ushtarake që synojnë Amerikën Latine”, thotë Joseph Humire nga “Qendra për një Shoqëri të Sigurte dhe të Lirë”, shkurtimisht SFS.

“Kina ka 20 vjet që është e pranishme në Panama, por Pekini u aktivizua politikisht në Panama në vitin 2017”, kur Panamaja nënshkroi me Kinën marrëveshjen “Një Brez një Rrugë” dhe njohu Tajvanin si pjesë të Kinës, thotë zoti Humire. Ai tha se ekonomia e Panamasë ka rënë gjatë viteve të fundit.

Kryediplomati amerikan do të zhvillojë takime në El Salvador, Kosta Rika, Guatemalë dhe Republikën Dominikane, ndërsa i jep fund turneut të enjten./VOA

Nga Kategoria

Bota

Konsulata polake në Bruksel e vandalizuar me slogane ofensive gjatë samitit të BE-së

20 Dhjetor, 2025
Bota

Rusia godet 15 objektiva gjatë natës, numri i viktimave nga sulmi në Odesa rritet në tetë

20 Dhjetor, 2025
Bota

Video. Buletini i fundit i lajmeve | 20 Dhjetor 2025 – Në Mesdite

20 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Konsulata polake në Bruksel e vandalizuar me slogane ofensive gjatë samitit të BE-së

20 Dhjetor, 2025
Milik, ndeshja e tij e fundit për këtë vit ndaj Monzës: Festë në “Allianz Stadium”

Milik, ndeshja e tij e fundit për këtë vit ndaj Monzës: Festë në “Allianz Stadium”

20 Dhjetor, 2025

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontrolle në zyrë dhe banesë

20 Dhjetor, 2025
Probleme me shefin për shkak të vajzave…”, Zbulohet anët e errëta të fantazive të Jeffrey Epstein dhe udhëzimet për rekrutuesit e viktimave: Tregon preferencat racore dhe…

Probleme me shefin për shkak të vajzave…”, Zbulohet anët e errëta të fantazive të Jeffrey Epstein dhe udhëzimet për rekrutuesit e viktimave: Tregon preferencat racore dhe…

20 Dhjetor, 2025

Rusia godet 15 objektiva gjatë natës, numri i viktimave nga sulmi në Odesa rritet në tetë

20 Dhjetor, 2025

Lanë takim për t’u “sqaruar” pas mësimit, adoleshentët sherr me grushte e shkelma në Shkodër

20 Dhjetor, 2025
Festat zgjojnë Gjirokastrën, ku turistët e huaj frekuentojnë më së shumti vendet festive të qytetit.

Festat zgjojnë Gjirokastrën, ku turistët e huaj frekuentojnë më së shumti vendet festive të qytetit.

20 Dhjetor, 2025

Arrestohet në Serbi 23-vjeçarja shqiptare e shpallur në kërkim nga Interpoli

20 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.