Emiliano “Dibu” Martínez pritet të qëndrojë tek Aston Villa, pasi Juventusi ka vendosur të tërhiqet nga negociatat për portierin argjentinas.
Sipas Fabrizio Romanos, kërkesat e larta financiare të klubit anglez kanë bërë që bardhezinjtë të heqin dorë nga transferimi.
E ardhmja e portierit 33-vjeçar mbetet ende e paqartë, por pas përfundimit të pushimeve ai pritet të rikthehet në stërvitje me Aston Villën, ku vazhdon të jetë zgjedhja e parë e Unai Emeryt.
Juventusi ndërkohë do të kërkojë alternativa të tjera në merkato, pasi dëshiron të afrojë një portier që mund t’i ofrojë siguri skuadrës edhe për të ardhmen.











