• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Kaluan 200 të padëshiruar drejt BE, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 8 policët e Rinasit dhe pronarin e agjencisë “Bus Albania” (EMRAT)

1 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANE-  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1196 të vitit 2024 dërgon në gjyq nëntë persona, tetë prej të cilëve punonjës të policisë së kontrollit kufitar në Rinas, për veprat penale “Korrupsion aktiv”, ‘Korrupsion pasiv’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

E tërë skema korruptive u zbardh pas zbërthimit të aparatit telefonik të shtetasit Eneo Sulejamanaj, i ndaluar me më pare me lëndë narkotike. Nga kqyrja e aparatit telefonik të këtij shtetasi, u gjetën biseda me punonjës të policisë për verifikimet në sistemin TIMS në Rinas.

Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë, rezultoi se shtetasi Eneo Sulejamanaj, ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi  “Bus Albania” me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”. Me qëllim rritjen e përfitimeve të kompanisë së tij, ky shtetas rekrutonte dhe siguronte pasagjerë për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, duke marrë përsipër kundrejt pagesave monetare, ekstra vlerës së biletës së udhëtimit, edhe kalimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë të personave të cilëve për arsye të ndryshme nuk mund të udhëtonin.

Lexo edhe:

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

Për këtë qëllim ai krijoi marëdhënie me punonjësin e policisë të kontrollit kufitar, shtetasin Briken Tereziu të cilit kundrejt premtimit të shpërblimit në vlera monetare, i kërkonte kalimin e tyre. Ky punonjës pas kërkesave dhe porosive të ndryshme që merrte e udhëzonte shtetasinEneo Sulejamanaj, se tek cila kabinë duhet paraqiteshin pasagjerët, vlerën monetare në këmbim, si dhe mënyrën e dorëzimit të tyre, duke marrë përsipër edhe vendosjen e vulave fiktive në dokumentat e tyre të udhëtimit, me qëllim shmangien e prapësimeve nga vendi që kishin si destinacion.

Për rastet kur ai nuk ishte në shërbim, këto pasagjerë ia kalonte për përpunim kolegëve të tij, me detyrë po punonjës të policisë kufitare. Në lidhje me rastet të cilat kishin problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktoheshin edhe vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit dhe vlerat varionin nga 50-500 euro.

Nga hetimet, rezultoi se punonjësi i policisë, shtetasi Briken Tereziu, për periudhën Prill 2023 – Mars 2024, lejoi daljen nga territori i RSH për 55 shtetas në shkelje të ligjit me ditë qëndrimi në konsumuara në zonën shengen dhe 10 shtetas të mitur, të papajisur me prokurë nga prindërit. Në të njëjtën mënyrë vepruan edhe inspektorët e tjerë të akuzuar, shtetasit S.Xh, E.M., A.D., Y.P., R.Sh., E.A., dhe A.H, të cilët për të njëjtën periudhë kanë lejuar kalimin e shtetasve të ndryshëm me ditë qëndrimi në konsumuara në zonën shengen apo që ishin deportuar nga vendet e BE si dhe të mitur pa prokurën e prindërve.

Në përfundim të hetimeve rezultoi i provuar gjithë mekanizmi i kësaj veprimtarie të kundraligjshme dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë dërgon në gjyq të pandehurit:

Të pandehurit në gjyq

Eneo Sulejamanaj, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244/1 i K.Penal;
Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259/1 dhe 248 të K.Penal;
Sokol Xhika, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Aris Drini, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Enkis Aliaj me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Argis Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Tags: Beprokuroria tiranerinas

Nga Kategoria

Bota

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026
Aktualitet

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

8 Qershor, 2026
Kryesore

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare ” e djegin” në dasmën e tij (PAMJE)

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

8 Qershor, 2026

Lamine Yamal dhe Nico Williams gati për Spanjën, De la Fuente jep lajmin para Botërorit

8 Qershor, 2026

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare ” e djegin” në dasmën e tij (PAMJE)

8 Qershor, 2026

Inter i mbyll derën Turqisë, Çalhanoglu nuk largohet nga Milano

8 Qershor, 2026

Vrau me armë të riun në Kamëz dhe u largua nga vend i ngjarjes, ky është autori 39-vjeçar

8 Qershor, 2026

Real Madrid çon dosjen në UEFA, kërkon heqjen e titujve të Barcelonës gjatë periudhës Negreira

8 Qershor, 2026

Tuchel: Bellingham duhet të luftojë për vendin e titullarit te Anglia

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.