• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 6 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Anglia fiton medaljen e bronztë, Saka tripletë dhe Mbappé shkruan historinë

19 Korrik, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës 2026, pas një ndeshjeje spektakolare ndaj Francës, të mbyllur me rezultatin 6-4. Skuadra e Thomas Tuchel zhvilloi një pjesë të parë fantastike, ndërsa Franca reagoi fuqishëm pas pushimit, por pa arritur të përmbyste rezultatin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Protagonisti i madh për anglezët ishte Bukayo Saka, autor i një triplete. Declan Rice dhe Ezri Konsa gjithashtu gjetën rrugën e rrjetës, duke i dhënë Anglisë një avantazh të madh që në pjesën e parë.

Ndeshja nisi menjëherë me ritëm të lartë. Declan Rice zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të me një goditje nga jashtë zone, duke e lënë Maignan të palëvizur. Pak më vonë, Konsa dyfishoi avantazhin pas një goditjeje nga këndi, duke shënuar me kokë në shtyllën e parë.

Lexo edhe:

Fitore e madhe e Romës në shtesë, Hermoso dhe Soulé përmbysin Atalantën

Allegri pas humbjes ndaj Interit: “Ndeshje argëtuese? Për ta po… të pësosh 5 gola në 2 ndeshje është e papranueshme”

Franca tentoi të reagonte me Mbappé, i cili iu afrua golit pas një pasimi të mirë nga Olise, por goditja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Megjithatë, prapavija franceze ishte shumë e pasigurt dhe Anglia e shfrytëzoi maksimalisht.

Saka shënoi golin e parë personal pas një aksioni të shpejtë të anglezëve, ndërsa më pas realizoi sërish me një goditje të ulët dhe të saktë, duke e çuar Anglinë në avantazh të thellë para pushimit.

Në pjesën e dytë, pamja e ndeshjes ndryshoi plotësisht. Didier Deschamps kreu katër zëvendësime dhe Franca u shfaq shumë më agresive. Mbappé ngushtoi diferencën në fillimin e fraksionit të dytë, pas një pasimi të bukur nga Olise.

Më pas Barcola shtoi edhe një tjetër gol për Francën, pas një asistimi të shkëlqyer nga Mbappé. Kapiteni francez vazhdoi spektaklin personal duke shënuar sërish, në një aksion të bukur të sulmit francez.

Me këtë dygolësh, Mbappé arriti kuotën e 10 golave në këtë Botëror dhe u ngjit në vendin e parë të renditjes së golashënuesve të turneut. Ai gjithashtu shkroi historinë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Kupës së Botës me 22 gola.

Në fundin e ndeshjes, Anglia fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Malo Gusto ndaj Spence në zonë. Saka u tregua i saktë nga pika e bardhë, kompletoi tripletën personale dhe i dha qetësi skuadrës së Tuchel.

Franca nuk u dorëzua deri në fund dhe në kohën shtesë shënoi edhe golin e katërt me Dembélé, pas një topi të rikuperuar nga Upamecano. Megjithatë, ishte shumë vonë për të ndryshuar fatin e sfidës.

Anglia mbyll kështu Botërorin me medaljen e bronztë, ndërsa Franca i jep lamtumirën turneut me një humbje spektakolare, në ndeshjen e fundit të Didier Deschamps në krye të kombëtares.

Tags: angliBukayo SakaFrancëKylian Mbappé

Nga Kategoria

Sporti

Fitore e madhe e Romës në shtesë, Hermoso dhe Soulé përmbysin Atalantën

5 Shtator, 2026
Sporti

Allegri pas humbjes ndaj Interit: “Ndeshje argëtuese? Për ta po… të pësosh 5 gola në 2 ndeshje është e papranueshme”

5 Shtator, 2026
Sporti

Alaba në qendër të merkatos, Lazio dhe Roma në garë për ish-mbrojtësin e Real Madridit

5 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Fitore e madhe e Romës në shtesë, Hermoso dhe Soulé përmbysin Atalantën

5 Shtator, 2026

Zjarret “pushtuan” Shqipërinë, Rama zbret vetë në terren për të parë dëmet dhe jep mesazhin: Ç’nuk na vret, na bën më t’fortë (VIDEO)

5 Shtator, 2026

Sesion i ri, “beteja” të vjetra/ Harta territoriale, testi i parë në Kuvend

5 Shtator, 2026

Allegri pas humbjes ndaj Interit: “Ndeshje argëtuese? Për ta po… të pësosh 5 gola në 2 ndeshje është e papranueshme”

5 Shtator, 2026

Alaba në qendër të merkatos, Lazio dhe Roma në garë për ish-mbrojtësin e Real Madridit

5 Shtator, 2026

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 euro bonus për administratën dhe pagë minimale 1,000 euro

5 Shtator, 2026

Deklarata/ Bllokimi i pagave, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët: Nuk mund të pritet miratimi i një ligji të ri, ekzekutimi duhet të jetë i menjëhershëm

5 Shtator, 2026

‘Nuk është aventurë verore’, 20 vite diferencë në moshë, i riu rrëfen lidhjen me vajzën e Brigitte Macron: Jemi të dashuruar, kemi plane për të ardhmen

5 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.