Këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Nismat Qytetare, ka patur një përplasje verbale mes kryetarit të komisionit, Fatmir Xhafaj, dhe Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.
Debati u nxit nga diskutimet mbi zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke u shoqëruar me replika mes dy zyrtarëve.
Endrit Shabani: Unë kërkoj që ne të kemi më shumë prezencë në terren. Kam zyra të reja në rrethe e nuk akomodoj dot, sepse nuk kemi mjaftueshëm staf. Vetëm 21 përqind e rekomandimeve të AP zbatohen. Unë s’jam i kënaqur me këtë performancë.
Fatmir Xhafaj: Duhet ta ndryshosh gjuhën. Po më flet sikur je kryetari i partisë.










