• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Fundi i një epoke: Keir Starmer zhvillon sot mbledhjen e fundit të kabinetit si kryeministër, Andy Burnham përgatitet të marrë drejtimin e qeverisë

15 Korrik, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer do të zhvillojë këtë të mërkurë mbledhjen e fundit të kabinetit në Downing Street, duke i dhënë fund zyrtarisht mandatit të tij në krye të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas takimit me ministrat, Starmer do të paraqitet për herë të fundit në Dhomën e Komunëve, ku do të përballet me lideren e opozitës konservatore, Kemi Badenoch në seancën tradicionale të Pyetjeve drejtuar Kryeministrit.

Sipas mediave britanike, mbledhja e kabinetit do të shoqërohet edhe me një moment simbolik lamtumire. Bashkëpunëtorët e tij pritet ta surprizojnë me një kartolinë falënderimi dhe një dhuratë përkujtimore, që besohet të jetë një orë tavoline.

Lexo edhe:

Hakerohet sistemi i kontrollit të shërbimit kombëtar të gjakut në Francë, rriten temperaturat në magazina

Republikanët humbën zgjedhjet, JD Vance: Shkak, lufta me Iranin

Seanca e kësaj të mërkure do të jetë paraqitja e fundit e Starmer në PMQ, përpara se drejtimin e Partisë Laburiste ta marrë Andy Burnham. Ish-kryebashkiaku i Mançesterit të Madh pritet të shpallet zyrtarisht lider i laburistëve të premten, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme në Makerfield, ndërsa detyrën e kryeministrit do ta marrë më 20 korrik.

Në ditët e fundit në Downing Street, Starmer ka vijuar angazhimet ndërkombëtare. Ai iu bashkua aleatëve të Ukrainës në takimin e “Koalicionit të Vullnetit”, ndërsa më pas mori pjesë edhe në ceremonitë zyrtare të Ditës së Bastijës në Paris.

Dorëheqjen e tij, Starmer e njoftoi më 22 qershor, pas muajsh presioni politik dhe kërkesash nga brenda Partisë Laburiste që t’i hapte rrugë një drejtimi të ri. Në deklaratën e largimit, ai nuk i fshehu emocionet, teksa foli për familjen e tij.

“Kur të lë punën më të madhe në vend, do të kaloj më shumë kohë në punën më të rëndësishme: të jem bashkëshorti më i mirë që mundem për gruan time fantastike, Viki, e cila ka qenë një shkëmb pranë meje në kohë të mira dhe të këqija, dhe të jem babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi të mrekullueshëm, të cilët janë krenaria dhe gëzimi im”, tha ai.

Presioni ndaj Starmer ishte shtuar ndjeshëm pas rezultateve zhgënjyese të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale dhe ato të decentralizuara të muajit maj. Brenda partisë u rritën gjithashtu zërat kritikë, me një numër gjithnjë e më të madh deputetësh që shprehën dyshime për aftësinë e tij për të udhëhequr vendin dhe për të përballuar sfidën elektorale të Reform UK, të drejtuar nga Nigel Farage në zgjedhjet e ardhshme.

Nga Kategoria

Bota

Hakerohet sistemi i kontrollit të shërbimit kombëtar të gjakut në Francë, rriten temperaturat në magazina

4 Nëntor, 2026
Bota

Republikanët humbën zgjedhjet, JD Vance: Shkak, lufta me Iranin

4 Nëntor, 2026
Lajme

Mesazhet në WhatsApp do mund të skedulohen

4 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident në aksin Levan–Vlorë, makina përplas 74-vjeçarin

4 Nëntor, 2026

Disa të arrestuar në protestë, policia spërkat qytetarët me spraj me piper në fytyrë

4 Nëntor, 2026

Hakerohet sistemi i kontrollit të shërbimit kombëtar të gjakut në Francë, rriten temperaturat në magazina

4 Nëntor, 2026

Formacioni zyrtar i Real Madridit ndaj AEK, Militao rikthehet titullar pas 197 ditësh

4 Nëntor, 2026

Republikanët humbën zgjedhjet, JD Vance: Shkak, lufta me Iranin

4 Nëntor, 2026

Mesazhet në WhatsApp do mund të skedulohen

4 Nëntor, 2026

“Një moment krenarie për Shqipërinë”, reagon Rama pas publikimit të raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, por…

4 Nëntor, 2026

Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan, humb jetën 83-vjeçari

4 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.